Commons:Hapat e para/Formulari i ngarkimit

Në gjuhë tjera

العربية | Alemannisch | asturianu | català | čeština | Deutsch | English | español | فارسی | français | galego | italiano | 日本語 | ភាសាខ្មែរ | 한국어 | magyar | македонски | Mirandés | Nederlands | norsk bokmål | norsk nynorsk | occitan | polski | português | română | русский | slovenčina | shqip | suomi | svenska | Türkçe | 中文(简体) | 中文(繁體) | +/−

Hapat e para
prapa | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | para


<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Shtylla Statike
Nyja që ju hapë faqen për të ngarkuar figurat gjendet në rubriken mjete (ver. ang.: partcipate).

Në çdo fletë të projektit në anën e majtë gjendet një "shtyllë e palëvizshme" përmbajtja e së cilës nuk ndryshon. Kjo shtyllë ju bën të mundur "lundrimin" në faqet e projektit. Në këtë shtyllë edhe për përdoruesit e regjistruar është e dukshme lidhja Ngarko skeda (në versionin anglisht Upload file ). Me shtypjen e kësaj lidhje do të ju hapet një dritare e re në të cilën gjendet një formular që tani do te fiksohet ne formulimin "Formulari i Ngarkimit" për mbledhjen e të dhënave mbi figurën që doni të ngarkoni.

Formulari i Ngarkimit edit

Ky formular (shiko poshtë në anën e djathtë) ka disa fusha/rubrika.

  • Emri i skedës - Fusha më e lartë ka përshkrimin "Emri i skedës" (ang.:Source Name), në fakt emri i skedës futet automatikisht nga vendi i burimit d.m.th emri origjinal si emri i skedës që gjendet në kompjuterin e ngarkuesit.
  • Emri mbas dhënies - Në këtë fushë nëse nuk doni të ndryshoni emrin që duhet të ketë skeda në projekt mund ta lini anash apo ta ndryshoni. Kuptohet se ndryshimi i formatit të skedës ka për të pas pasoja.
  • Përshkrimi - Kjo fushë shërben për të futur përshkrimin e thjeshtë si dhe të dhëna të tjera mbi skedën.
  • Licencimi - Kjo fushë shërben për të futur /zgjedhur njërën nga licencat që janë të shkruara në listë. Nëse nuk jeni i sigurt se cila licencë është më e përshtatshme për figurën e juaj, atëherë merrni pak kohë dhe mësoni pak më tepër mbi licencat e ndryshme ose për shkaqe praktike ngarkoni skedarin dhe bëni ndryshimet pasi të keni ngarkuar atë.
 
Formulari i Ngarkimit për të dhënat e skedës si emri, formati, lcenca përshkrimi etj. (versioni në anglisht)

Fusha Përshkrimi edit

Kjo fushë është e rëndësishme pasi që në të janë të dhënat mbi figurën. Në këtë projek janë pregatitur disa sampa me formulare të cilat duhet mbushur me qëllim t krijimit të një pasqyre më të mirë të informatave mbi skedaret. Një nga këto stampa është edhe stapa e përkthyer në gjuhën shqipe {{Information/sq}}.

Përdorimi i stampes për informim është mëse i thjeshtë. Duhet kopjuar këtë:

{{Information/sq|
|Përshkrimi=
|Burimi=
|Data=
|Autori=
|Leja=
|Versione tjera= (variabel opcionale, mund të lihet anashë)
}}

Pas secilit barazim futen të dhënat përkatës.

  • Përshkrimi - secila figurë apo xhirim tonik ka një vlerë e cila meriton të përshkruhet. Përshkrimi i vlerave, pasi që këto figura përdoren për qëllime enciklopedike duhet të ishte enciklopedik. Një përshkrim perfekt nuk ka mirëpo si shembull i një përshkrimi që nuk jep shumë informata për fotografin mund të jetë edhe ky shembull: Image:Prishtina maj 2005.jpg. Me siguri se keni vërejtur se përshkrimi nuk është enciklopedik pasi që aty do të ishe mirë që në një farë mënyre të tregohej se pse gjendet këtu kjo fotografi, d.m.th duke lidhur me foto tjera të krijohej një përshkrim që fotografia të tregoi edhe prapaskenën.
  • Burimi - burimi se nga ku e keni marrë fotografinë është i rëndësishëm për të i japë vlerë punës juaj si dhe në anën tjetër vërtetimin e shpejtë se punimi juaj nuk bie në kudërshtim me licencën që keni paraqitur ju.
  • Data - data e ngarkimit të skedës
  • Autori - i punimit. Këtu duhet pasur kujdes se shpesh ka dallime në mes të krijuesit dhe mbajtësit të drejtave. Ndodhë që krijuesit të shesin, apo të i dhurojnë personave të tretë të drejtat mbi krijimtarinë e tyre. Për këtë shkak me termin Autori mendohet mbajtësi i së drejtave.
  • Leja - për këtë duhet të mblidhni njohuri që të zgjidhni licencën më të përshtatshme për figurën e ngarkuar. Si do që të jetë nëse merrni lejen e ndonjë autori ajo duhet të jetë me shkrim dhe së bashku me licencën duhet bashkangjitur një lidhje tek shkresë e autorit me të cilën u lejon botimin e saj në projektin tonë nën licencën që ju keni paraqitur.
  • Versione tjera - Kjo fushë është paraparë për versione tjera të një punimi i cili është një kopje e ndryshuar dhe gjendet në këtë projekt.

Më shumë edit

Wikimedia-Commons:

MediaWiki- Libri: