Commons:Gara e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar - 2023/Pjesëmarrja

Për t’u bërë pjesë e garës duhet të keni parasysh rregullat e mëposhtme:

Rregulli 1: Duhet të keni llogari në Wiki.

Ju duhet të të keni llogari në Wikipedia apo ndonjë projekt tjetër të Wikimedias. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu. Sigurohuni që adresa juaj elektronike (email-i) të jetë e konfirmuar.

Rregulli 2: Fotografitë duhet të jenë punë vetjake.

Fotografitë që nuk janë punë vetjake (edhe nëse keni leje nga krijuesit e tyre) nuk do të pranohen.

Rregulli 3: Fotografitë duhet të paraqesin ushqimet tradicionale shqiptare.

Ju duhet të ngarkoni së paku 10 fotografi të ushqimeve tradicionale shqiptare në Wikimedia Commons.

Rregulli 4: Fotografitë duhet të ngarkohen brenda periudhës 13 shkurt - 17 mars 2023.

Fotografitë e ngarkuara para apo pas kësaj date do të përjashtohen nga konkursi.

Rregulli 5: Fotografitë duhet të ngarkohen nën kategorinë 'Traditional Albanian food photography competition - 2023' dhe një licensë të lirë. Wikimedia Commons pranon vetëm fotografi që ngarkohen nën një licensë të lirë.
Rregulli 6: Fotografitë duhet të jenë të kenë një cilësi të mirë.

Fotografite e ngarkuara duhet të jenë cilësore dhe të kenë përshkrimin adekuat.