File:Foto e realizuar nga fshati Irmath.jpg

Original file (1,032 × 774 pixels, file size: 95 KB, MIME type: image/jpeg)

Captions

Captions

Add a one-line explanation of what this file represents

Summary

edit
Description
Shqip: NJËSIA ADMINISTRATIVE KUKUR VETITË FIZIKO-GJEOGRAFIKE.

Njësia administrative Kukur si pjesë e Bashkisë së Gramshit shtrihet në pjesën lindore të kësaj bashkie. Ajo shtrihet midis maleve të Lisecit e të Kunores së Kishtës në veri e veriperëndim e deri në liqenin e Dushkut në jug. Në pjesën juglindore ndahet prej territorit të fshatit Irmath me njësinë administrative të Lenies me sistemin kodrinor midis tyre të quajtura kodrat e Kuratës. Ky kufi, më tepër konvencional, fillon nga rrëza e malit të Komjanit e deri në shpatin lindor të malit të Kodërgjonit. Duke filluar nga veri-verilindja e deri ne juglindje si kufi natyror të kësaj njësie administrative shërbejnë mali i Gurit të Zi, e deri në malin e Gurit të Topit, në juglindje me Valamarën: ndahet me njësin administratuive Lenie. Sipas ndërtimit strukturor dhe litologjik, territori i kësaj njësie administrative ka ndërtim shumë kompleks. Mbizotërojnë strukturat antiklinale: malet e kodrat. Trualli i territorit është i ndërtuar nga disa lloje shkëmbinjsh: shkembinjtë sedimentarë: flishorët dhe shumë pak ata karbonatik, shkëmbinjtë magmatikë Nga pikëpamja fiziko-gjeografike ka një rol të rëndësishëm në elementët natyror e gjeografik të kësaj njësie. Këtu ndërthuren peizazhet kodrinore, malore, por dhe pak luginore. Kjo shumëllojshmëri formash e mikroformash të relievit kanë ndikimin e vet në elementet natyror, por edhe në vendzgjedhjen e vendbanimeve dhe veprimtarisë ekonomike të banorëve. Në shtretërit e përrenjve, lugive e rrëzave të shpateve shkalla e qëndrueshmërisë së tyre ndaj proceseve të alterimit kanë ndikuar në format e relievit. Relievi ka shumëllojshmëri formash e mikroformash. Pjesa me e madhe e territorit është me reliev malor, paramalor por nuk mungon edhe ai kodrinor. Ky reliev ndikon drejtpërdrejt në jetën e gjallë, në veprimtarit ekonomike të zhvillimit të popullsisë së kësaj njësie. Në këtë të fundit vecohen kryesisht zhvillimi i blegtorisë, bujqësisë e të pylltarisë, kryesisht. Relievi vë në vështirësi komunikimin, infrastrukturën rrugore, etj. Klima. Përsa i përket kushteve klimatike, territori i kësaj njësie administrative përfshihet në zonat e klimës Mesdhetare Kodrinore dhe Malore. Faktorët kryesor janë pozicioni i saj gjeografik dhe format kryesore të relievit, veçanërisht relievi kodrinor, malor e paramalor. Pozicioni gjeografik, relievi dhe klima ka bërë që kjo njësi administrative të këtë hidrografi të pasur. Kryesisht, në këtë njësi administrative mbizotërojnë prrenjë të shumtë. Këtu, vlen të përmendet përroi I Vërces me deget e tij. Në rrjetin kryesor hidrografik vlen te vecohet lugina e përroit të Vërces dhe degët e tij si përroi I Kukurit, Sojnikut e Grazhdanit. Megjithatë, nuk mungojnë edhe liqenet me origjinë kryesisht akullnajore ku vlen të përmendim liqenin e Dushkut, të Rovjes, të cilët cilësohen mjaft të rëndësishëm për ekonomin e njesisë administrative kryesisht ai I Dushkut ka qënë ndërtuar ujmbajtës nga ish –kooperativa që përdoreshin kryesisht për ujitjen e tokave të fshatit Sënosëm , ndërsa sot rrjedha ujore e këtij liqeni është marrë nga banorët të po këtij fshati e përdoret për ujitje e për plotësimin e nevojave jetësore të këtyre banorëve, ujrat e këtij liqeni përdoren edhe nga banorët e fshtarve Sarasel e Zmashë të njësisë administrative Kodovjat. Bimësia në këtë territor paraqitet mjaft e pasur me bimësi natyrore si në lloje dhe në shtrirje hapsionore, kjo e kushtëzuar nga kushtet natyrore klimatike, të relievit, hidrografisë. Gjenden pothuajse të gjitha katet bimore.

Fauna. Në territorin e njësisë administrative Kukur janë të përhapura shumë kafshë të egra, shpendë, zvarranik, insekte etj. Kjo gjë kushtëzohet nga një mjedis fizik gjeografik i përshtashëm për këto gjallesa të egra, përfshi gjitarë të mëdhenj. Fauna e kësaj njësie është pjesë e pasurisë kombëtare në shkallë vendi, por drejtpërdrejt për banorët e kësaj krahine.
Date
Source Own work
Author Zamira Tarko

Licensing

edit
I, the copyright holder of this work, hereby publish it under the following license:
w:en:Creative Commons
attribution share alike
This file is licensed under the Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 International license.
You are free:
  • to share – to copy, distribute and transmit the work
  • to remix – to adapt the work
Under the following conditions:
  • attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
  • share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.

File history

Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.

Date/TimeThumbnailDimensionsUserComment
current13:06, 22 March 2020Thumbnail for version as of 13:06, 22 March 20201,032 × 774 (95 KB)Zamira Tarko (talk | contribs)Uploaded own work with UploadWizard

There are no pages that use this file.