Welcome to Wikimedia Commons, Pirro2021!

-- Wikimedia Commons Welcome (talk) 07:59, 3 August 2021 (UTC)Reply

Wikimedia Commons has a specific topic edit

Deutsch  català  English  español  sicilianu  українська  日本語  polski  македонски  suomi  Nederlands  français  magyar  עברית  italiano  اردو  português  +/−
Please don't post messages that are not relevant to Wikimedia Commons. The site does not host articles, only media files such as images, video and audio. Neither should the site be used for chatting, promotion, personal webpages or other such things. For more detail, see Commons:Project scope. Thank you.

--Achim (talk) 10:50, 18 August 2021 (UTC)Reply

Demoni që predikon mbi Foltoret e Marrëzisë edit

Kur e pyetën një Plak nga Labëria që mbahej për parashikues në kohën e diktaturës për të ardhmen e vëndit se si do të ishte e ardhmja e Shqipërisë, ai u përgjigjegj me fjalët: `dëgjoni ç`thotë inglizi për ne`. Historia tregon se si Kryeëngjëlli i respektuar i Zotit kundërshtoi për herë të parë dhe për këtë arësye Zoti e përzuri nga Parajsa dhe e hodhi në Tokë, por së bashku me të u rrëzuan dhe ëngjëj të tjerë të cilët u transformuan në Demonë të cilët mashtronin njerëzit e thjeshtë. Ky Lucifer shqiptar dikur fener ndriçues i Shqipërisë së bashku me shokët e tij, papritur na u kthye në një Demon që u përpoq të tregonte rrugën e re drejt `Demokracisë perëndimore` e cila në fakt për shqiptarët u bë ndryshe nga vëndet e tjera jashtë cdo parashikimi. Kështu u derdhën e hynë në politikën e pas `90, demonët që dikur ishin `ëngjëjt` e Fanarit ndriçues që predikonte `Njeriun e Ri` dhe `Barazitizmin nëpërmjet varfërsisë`.

Pas 30 vite dominimi demoniak të grupit të demonëve që u shpërndanë në të gjitha partitë e reja të krijuara pas shëmbjes se Partisë mëmë, ndër vite kur gjatë 100 viteve sundoi klasa e pasur e bejlerëve dhe e pashallarëve për 15 vjet nëpërmjet Zogollit, e pastaj klasa puntore për 45 vjet nëprmjet PPSH, dhe ish fshatarësia kooperativiste nëpërmjet `intelektualëve katundarë` për 30 vjet, më në fund, Demonët e e dalë në opozitë u përçanë dhe e humbën gjirizin drejtues të partisë demoniake por si të tillë që ishin për të mbrojtur fitorjet e tyre demoniake 30 vjeçare në pozitë dhe në opozitë, mbështetur në parimin e krijimit të klasës së pasur-duke mos respektuar ligjet, ri-krijuan në vënd 5 anarkitë e famshme për të cilat foli Ëngjëlli shqiptar Fan Noli, duke shkaktuar për këto 30 vite të pas diktaturës së Luciferit një kaos  i cili përbëhej çuditërisht po nga ato 5 Anarki: sociale, moral, fetar, patriotike, dhe ideale (politike).
Përpjekjet e BE dhe SHBA për të stabilizuar Shqipërinë më në fund gjetën një individ jashtë forcave të errësirës i cili u përpoq dhe po përpiqet të kthejë në binarë Shqipërinë kaotike për ta antarësuar në BE.
Sidoqoftë forcat demoniake shqiptare e ushqyer nga 5 anarkitë dhe nga krahë politikë antishqiptarë të fqinjëve e në Europë që ushqejnë të kaluarën ish perandorake osmane me ` të mirat` e atëhershme dhe nostalgjike si dembellëkun, gradat, rrushfetllëkun,qafirllëkun, xhambazllëkun, xhengijhanet dhe rruspihanet, sahanlëpirllëkun, dhe qejfllëkun, të rrënjosura thellë në shpirtin e ish-ëve drejtues të djeshëm e të sotëm, qw ëndërrojnë të rikthejnë vëndin në katrahurën e së kaluarës pa ligje.
Kështu demoni i `90 kërkon të satanizojë shoqërinë shqiptare duke mbledhur lukuninë e demonëve të larguar nga realiteti në disa takime ku në foltoret debatohen marrëzi që të kujtojnë Gëbelsin , bëhen thirrje për kryengritje që të kujtojnë revolucionet proletare, lavdërojnë tradhtarët dhe shajnë heronjtë  që të kujtojnë poezitë e Nolit, mallëngjejnë injorancën me gjakmarrjet e  Kodit të Lek Dukagjinit, duke fërkuar krenarine boshe shqiptare që të ngrihet në pjedestal budallallëku i së kaluarës së trishtë të izolimit të vëndit.
E përse ky rebelim i përsëritur demoniak në Shqipëri?
Dihet kjo- për të justifiukar fajet mëkatet demoniake të 30 viteve, duke u a hedhur fajin të tjerëve dhe për të krijuar anarkitë e kaluara me qëllim që të hedhin përsëri gurët e për të fshehur duart e fëlliqura me krime, droge, dhunë, e çmënduri të rradhës pjellë e një shoqërie të huaj të degjeneruar që e ka prishur familjen tashmë, duke u përpjekur të bëjë presion nga një minoritet i degjeneruar LGBTQ (IU), mbi shoqërinë shqiptare për të vendosur rregullat e tij mbi shumicën.

Po përse duhet që Shoqëria shqiptare të pohojë në mënyrë të përsëritur shprehjen e at Zef Pllumit se: ``Kurrë s’e kam kuptue se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”….

Ndoshta kjo ndodh se në Shqipëri që kur u krijua,  nuk u krijua me binomin e fortë FE+Atdhe, por u krijua me dëshirën e mirë që `Feja e shqiptarëve është shqiptaria`. Shtete e tjera u formuan me binomin e artë, shqiptarët jop. Kjo është arësyea që Fraza e Zef Pllumit ze vend. E vetmja mënyrë është arsimimi i mirë i shqiptarëve dhe ruajtja e familjes e shoqëruar me qytetarizimin e shoqërisë, vendosjen e hierarkisë profesionale dhe të meritokracisë.

Në këto terrene gjthmonë do të jetë e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit- dominimi i demonëve fshtarë e rrugaçë me shkollë të lartë të cilët e kanë kapur Shqipërinë prej fyti vite me rradhë duke detyruar një pjesë të popullatës të largohet për shkak të pasigurisë — Preceding unsigned comment added by Pirro2021 (talk • contribs) 09:32, 10 November 2021 (UTC)Reply

Kush i nxit të Diplomuarit dhe Profesionistët e Rinj të emigrojnë? edit

Shifrat dhe statisikuat për largimet e të rinjve të diplomuar dhe të profesionistëve të të gjitha profesioneve jashtë shtetit për një jetë më të mirë janë të larta. Largimet e tyre kanë reflektojnë sigurisht pasiguritë që hasin në vëndin tonë për të gjetur punë, për pagesë më të madhe, përnjë jetë më të mirë, për një siguri shëndetësore më të mirë, por edhe për disa një kuriozitet për të parë të panjohurën, për të krahasuar atë që kanë parë në tv, filma me realitetin e Perëndimit.

Po të shohësh statistikat mund të vëresh se Shqipëria në Censusin e vitit 2011 kishte 3.023 milion banorë.

Në Censusin e vitit 2001 popullsia ra nga 3.3 milion që ishte në vitin 1990 në 3,023,000 banorë. 2011 - 2.83 milion banorë 2017 - 2.87 milion banorë 2018 2,866,376 milion banorë 2019 2,854,191 milion banorë 2020 2,837,848 milion banorë Nga 1991, 350,000 shqiptarë kanë emigruar në itali, 440,000 shqiptarë janë vendosur në Greqi, 50.000 në Angli, 60.000 ne SHBA dhe Kanada etj, ne Belgjike dhe Gjermani, Turqi, France, etj. (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Demographics_of_Albania).

Gjatë gjithë kohës ka patur lëvizje migruese të popullatës nga Shqipëria vajtje dhe ardhje. Asnjeherë gazetat dhe Mediat tv krejtësisht të politizuara nuk kanë thënë të vërtetën e bazuar në statistika, por për të shkaktuar indinjatë dhe konfuzion kanë informuar të dhëna jo të sakta.

Problemet e migracionit dihen nga e gjithë popullata se përse largohen njerëzit dhe kjo nuk përbën sekret. Problemet qëndrojnë se si shteti qeveritë që janë aktuale dhe ato që do të vijnë të kenë mundësinë të pakësojnë largimin sidomos të të rinjve dhe profesionistëve me qëllim që Shqipëria të ketë një stabilitet demografik por dihet që pa të rinjtë nuk ka të ardhme vëndi. Dihet gjithashtu se nga largimi i grup-moshës së re më aktive të popullatës dëmton rëndë vëndin dhe për këtë arësye shteti dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e mjaftueshmë për të penguar këtë fenomen negativ i cili nuk ka kapur vetëm Shqipërinë por të gjitha vëndet e vogla ballkanike që janë jashtë BE.

Profesionet  që kërkohen më shumë në perëndim janë profesionet e infermjerisë, zanatçinjtë, profesione inxhinjerike, kryesisht iT, punë të rëndomta që kryhen kryesisht nga moshat e reja dhe të afta për punë.
Dihet që problemet e migracionit janë të vështira për Shqipërinë, por krahas largimeve ka dhe ardhje prandaj po të vëresh me kujdes jo vetëm statistikat por edhe realitetin, mund të konstatosh se problemet qëndrojnë jo vetëm tek largimet të cilat në total janë rreth 185.152 banorë nga viti 2001 deri në vitin 2021.

Problemi i dytë qëndron se largimet e të rinjve dhe të moshës aktive ndonëse më të paktë këtë 20 vjeçar kanë shkaktuar pakësimin e martesave brënda vëndit e për pasojë rënien e lindshmërisë. Ky është problem më i madh. Pavarësisht se shteti mund të justifikohet me të ardhurat që i vijnë nga emigrantët problem i largimeve të moshave të reja dhe moshave active në punë.

Kjo shihet në pakësimin gradual të nxënësve në total çdo vit në Shqipëri, gjë që e cila shkakton gjithashtu pakësimin e prurjeve të nxënsve në Shkolla dhe Universitete.

Po kush e shkakton në Shqipëri kemigrimin e të rinjve? Disa nga shkaqet po i përmënd këtu si: - Pagat e ulta sidomos për profesionet e mjekëve dhe infermjerëve, por edhe të profesioneve të tjera, në raport me BE, - Mungesa dhe pasiguria në dhënies e shërbimeve shëndetësore sidomos në spitalet publike të cilat janë mbytur nga rryshfeti dhe mitmarrja - Mungesa e mbulimit me siguracionet shëndetësore të popullatës me qëllim dhënien e kujdesit shëndetësor cilësor gjë që do të shmangte rryshfetin masiv në mjekësi në Shqipëri - Mungesa në zbatimin e ligjeve në drejtim të rendit publik - Mungesa në legjislacion për pronat - Dobësi të theksuara në Pushtetin local - Dëmtimi dhe shkatërrimi i Hierarkisë Profesionale dhe Meritokracisë e cila shkakton edhe `brain drain`, qoftë për shkak të pagave të ulta qoftë përshak të kategorizimit të pagave - Mungesa e dëshirës për punë e shoqëruar edhe me mungesa të vëndeve të punës sidomos në qytetet e mëdha dhe paradoksalisht prania e vëndeve të lira të punës në zonat rurale në të cilat të papunët nuk dëshërojnë të shkojnë, për shkak të pagave të ulta, të mungesës së kontratave të rregullta të punës, sepse nuk mjafton vetëm paga, por duhet edhe strehimi. - Prania e shoqatave të huaja, të cilat bëjnë promocione dhe thirrje për të rinjtë e diplomuar dhe të profesionistëve që të emigrojnë jashtë shtetit Të gjitha këto detyrojnë moshën e re, profesionistët e rinj, të kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo gjë theksohet edhe nga problemi që shteti dhe qeveritë prëkatëse , duhet të rregullojnë ligje dhe kontrata të veçanta punë për ata që shkojnë jashtë shtetit të cilët janë diplomuar në Universitetet publike. Kjo sepse Shteti ka harxhuar jo vetem para, pajisje, ndërtesa, laboratore, profesorat akademik për ti diplomuar, por edhe sepse këta të diplomuar ishin caktuar për të punuar në zona të caktuara të vendit nga ato zona të cilat i kanë dërguar për të fituar shkollën e lartë. Kështu që shteti i huaj që i pranon në punë të diplomuarit tanë duhet të paguajë shtetin shqiptar nga i cili vijnë këta njerëz. Pra problemet janë komplekse dhe qeveria dhe shteti shqiptar duhet të vendosë si prioritet rregullimin e; - Rritjes së konsiderueshme të pagave të profesionistëve me shkollë të lartë - Promovimin e vëndeve të punës në zona të largta nëpërmjet lidhjes së kontratave që nxisin punëmarrësin të punojnë në Shqipëri, duke aktivizuar për këtë qëllim dhe pushtetin lokal - Nxjerrjen e ligjeve për vëndet që punësojnë profesionistët shqiptarë që të paguajnë tarifa të veçanta për çdo person që ata pranojnë në punë. Këto ndryshime mund të përmirsojnë dhe të pakësojnë largimin e moshës së re, të diplomuarve dhe të profesionistëve nga Shqipëria. — Preceding unsigned comment added by Pirro2021 (talk • contribs) 09:33, 10 November 2021 (UTC)Reply

Botimet e realizuara edit

 
 

— Preceding unsigned comment added by Pirro2021 (talk • contribs) 09:53, 10 November 2021 (UTC)Reply